Çfarë ndodhi në takim me Grenellin, pse iku Kurti nga mediat?

I dërguari i presidentit Trump, Richard Grenell përfundoi para pak minutash takimin me liderin e VV-së, Albin Kurti.

Ndryshe nga presidenti Thaçi, lideri i VV-së, Albin Kurti nuk doli të flasë fare para mediave pas takimit me Grenellin.

Në fakt, Kurti e përcolli Grenellin vetëm deri në dalje të selisë së partisë së tij, për t’u kthyer më pas përsëri brenda pa e folur asnjë fjalë për mediat.

Kamerat e pranishme e kanë kapur këtë moment, ndërkaq që nuk dihet se cila ishte arsyeja pse Kurti nuk u paraqit fare para mediave, apo nëse Grenell i ka dhënë ultimatum për koalicionin me LDK-në dhe formimin e Qeverisë.