Capital T me padurim po e pret koncertin recital

Capital T shprehet i ngazëllyer pak kohë para se ta mbajë koncertin recital.

   eperi Capital T ditë më parë ka konfirmuar se më 19 shtator do të mbajë koncert recital në Tiranë.

Ai ka bërë të ditur se ky është koncerti më i rëndësishëm i karrierës së tij dhe se do të jetë shumë më ndryshe nga ata që kemi parë më herët tek artistët tjerë.

Me anë të një postimi në Instagram, reperi është shprehur i ngazëllyer për këtë koncert, të cilin thotë se e meritojnë familja, komuniteti dhe industria e muzikës.

“Mezi pres t’ua jap shoun e jetës tek të gjithë njerëzit e mi. Diçka që familja ime, komuniteti ynë dhe industria e meriton”, ka shkruar reperi.

Për ndryshe, kënga e fundit nga Capital T është “Sytë e tu, projekt i cili po pëlqehet nga fansat e tij.