Bytyqi takohet me përfaqësuesit e Bankës Botërore, bisedojnë për projekte në arsim

Ministri në detyrë Shyqiri Bytyqi ka pritur sot përfaqësues të Bankës Botërore, me të cilët ka biseduar rreth ecurisë së projektit ESIP “Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë”, të financuar nga Banka Botërore.

Angela Demas nga Banka Botërore e informoi Ministrin se në këtë projekt, i cili ka qenë në rrezik të mbyllet si projekt gjatë pjesë së parë të vitit 2019, të gjitha objektivat janë arritur tashmë.

Përfaqësuesit e BB falënderuan stafin e MAShT, në veçanti Kabinetin e Ministrit dhe shefin e Kabinetit, Baton Dushi, për implementimin e këtij projekti në Kosovë.

Bytyqi falënderoi Bankën Botërore për ndihmën që i kanë dhënë arsimit në Kosovë vazhdimisht, e në veçanti për ndihmën e dhënë në implementimin e projektit ESIP.