Bytyqi: ISPE po shantazhon (Video)

Agjencia e Kosovës për Akreditim i ka revokuar akreditimin Kolegjit ISPE nga të gjitha programet e studimit Bachelor dhe Master duke përjashtuar vetëm programin Studime të Sigurisë Bachelor.

Madje kjo e fundit, ka denoncuar AKK-në për siç thuhet, veprimet e paligjshme të kryera nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, njëkohësisht i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë mekanizmave të tjerë institucionalë, duke përfshirë Prokurorinë e Shtetit dhe Avokatin e Popullit që të reflektojnë.

Por nuk vonoi shumë, dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se kolegji ISPE po bënë shantazh.

E për këtë, Bytyqi ka dhënë një këshillë, që të plotësohen kushtet që parashihen me ligj se sa të merret me presion ndaj Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Bytyqi ka pranuar se nuk është hera e parë që ky kolegj po bënë presion për përfitime.

E vendimet e Këshillit Cilësor të Arsimit, ministri Bytyqi i quajti të pavarura dhe se me këtë nuk mund të ndikojë në vendimmarrje.

Ai i ka bërë thirrje institucioneve që pretendojnë se ka pasur lëshime nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, të orientohen te organet kompetente.

Bytyqi ka garantuar se nuk do të lejojnë askënd që të bëjë presione për rastin në fjalë

Ndërsa, ISPE-së, i ka bërë thirrje që të angazhohet në drejtimin e plotësimin e kushteve që parashihen me ligj dhe mos të bëj presion as ndaj Ministrisë, e as ndaj Këshillit.

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: