Buzuku: Sistemi i arsimit në Kosovë, i dobët

Shqipe Buzuku e cila jeton në Finlandë thotë se sistemi I arsimit në Kosovë është kontrast i madh me atë të Finlandës.

Sipas saj ani pse është premtuar të harmonizohet sistemi I arsimit me sistemin e Bolonjës, prapë se prapë është një diskrepancë e madhe.

“ Unë do të mundohem të kontriboj për arsimin e lartë, do të thotë cka përfshin program bachelor, për master dhe doktoraturë”… ka shtuar Buzuku gjatë emisionit Euro Tribuna.

Ajo mes tjerash ka premtuar që do u ndihmoj studentëve të gjejnë mënyrat se si të mund të studiojnë jashtë vendit.