Botusha e Gjakovës përkrahë fuqishëm Dekadën e Re

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë ka themeluar edhe një nëndegë. Kësaj radhe, PDK në krye me kryetarin e degës, Hajdar Beqa kanë themeluar nëndegën në fshatin Botushë.

Kryetar i nëndegës në Botushë është zgjedhur Naim Laha.

E kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, njëherësh deputet i kësaj partie, Hajdar Beqa ka treguar për vazhden e procesit të brendshëm zgjedhor në Gjakovë.

“Vazhdon procesi zgjedhor i brendshëm partiak në nëndegët e Komunës së Gjakovës. Në nëndegën Botushë u zgjodhë kryetar Z.Naim Laha. Suksese për strukturat e zgjedhura!”, ka shkruar Beqa.