Bie niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit, bëhet thirrje për shpenzim racional

Niveli i ujit në të dy liqenet, atë të Batllavës dhe Badovcit ka rënë dukshëm.

Kështu ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, Ilir Avdullahu, përmes një postimi në Facebook.

Avdullahu ka shkruar se niveli i ujit në Batllavë është 8.50 metra derisa në Badovc 8.8 metra, përcjell lajmi.net.

“13/12/2019 Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 8.50 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit 8.8 metra nën kuotën maksimale. Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm”, ka shkruar ai.