Berisha: Nga AAK në PDK kaluan udhëheqja e 50 degëve

Ish-kryetari i AAK-së në Klinë, Enver Berisha ka thënë se lirimi nga funksionet partiake dhe mënyra si është trajtuar kohën e fundit nga AAK-ja janë arsyet që e kanë shtyrë ta braktisë këtë parti.

Ai ka treguar për ‘Epokën e re’, se largimit të tij i kanë kontribuar edhe rrethanat e krijuara kohët e fundit si dhe pamundësia që Aleanca të jetë një parti pretendente për të parin e komunës së Klinës.

Berisha ka thënë se i është bashkuar PDK-së pa kushte dhe është i gatshëm të jetë pjesë e strukturave udhëheqëse të saj.

Ai ka treguar se nga Dega e Aleancës në Klinë janë larguar 60 aktivistë të strukturave udhëheqëse nga gjithandej 50 nëndegë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/berisha-nga-aak-ne-pdk-kaluan-udheheqja-e-50-degeve-94672/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright