Beqiri: Kulmi i turpit, fyerja ndaj ambasadorit amerikan

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka vlerësuar se deklarata e Nasim Haradinajt është fyerje ndaj shtetit dhe qytetarëve amerikan.

“Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë, ne distancohemi fuqishëm”, ka shkruar ai.

Shkrimi i Beqirit në Facebook:

Deklaratat e kohëve të fundit, si ajo për gjoja perkrahjen e disa Deputetëve( të LDK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është vazhdim i shpifjeve dhe të pavërtetave. E kulmi i turpit është fyerja e sotme që i bëhet Ambasadorit Amerikan z.Delawie. Fyerja ndaj tij është fyerje ndaj Shtetit dhe qytetarëve Amerikan. Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë,ne distancohemi fuqishëm. Kjo është e turpshme,e papranueshme për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës. Miqësia me popullin dhe shtetin Amerikan do të jetë e përhershme,i pëlqeu apo jo individëve të papërgjegjshëm.