Beqiri-Ahmetit: Mos vono, vendose Flamurin se po koritesh

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, i ka rekomanduar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti që ta vendos flamurin shtetërore të rrethi sepse në të kundërtën duhet të jap përgjegjësi për mos respektim të simbolit shtetëror.

Disa fjalë për mosvendosjen e Flamurit të Republikës së Kosovës te rrethi në Prishtinë. Është tërësisht e paqëndrueshme, e papranueshme, ligësi dhe e dënueshme me thënë atë që u tha për vendosjen gjegjësisht mosvendosjen e Flamurit shtetëror te rrethi në Kryeqytetin tonë. Është e drejtë, kompetencë dhe përgjegjësi e plotë e Komunës dhe Kryetarit. Edhe ajo pjesë është Prishtinë, menaxhohet nga Komuna. Problemi është se duhet me dashtë dhe respektuar Prishtinën, Kosovën, simbolet e shtetit. Mos vono, vendose Flamurin se po koritesh…vendose sepse në të kundërten duhet te japni pergjegjesi për mos respektim të simbolit shtetëror. Jo një, por 50 do ti vendosja po të duhej. Jeni ose nuk jeni Kryetar, nuk mundeni edhe njërën edhe tjetrën”, ka shkruar ai në facebook.