Begaj: Bartja e alkoolit nga nxënësit në Malishevë, diskriminuese dhe e palejueshme

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka komentuar lajmet që kanë qarkulluar ditëve të fundit në media ku nxënës të shkollave fillore shihen duke bartur pije alkoolike brenda hapësirës shkollore dhe gjatë orarit mësimor.

Ai ka thënë se po pret nga drejtori i asaj shkolle që të merr një përgjigje rreth kësaj çështje. Begaj në emisionin “Euro Tribuna “, në Tribuna Channel ka thënë se ajo çfarë ka parë është diskriminim dhe e palejueshme.

“Drejtori është njoftuar me atë çështje. E urrej alkoolin, dhe e di se është diskriminim dhe e palejueshme bartja e alkoolit sidomos prej nxënësve”, ka thënë Begaj.

Ai ka thënë se nuk është e vërtet akuza e PDK-së se po bëhet spastrim në shkolla të ndryshme në  Malishevë, por është duke u vënë rend në këto shkolla./Gazeta Tribuna/