Banorët kthehen në shtëpitë e tyre

Shkup, 10 maj- Banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë filluan të kthehen në shtëpitë e tyre.

Një nëpunëse e MPB-së pranë qytetarëve të grumbulluar në rrugën hyrëse të kësaj lagje kanë informuar mediat dhe qytetarët që brenda ditës do të kthehen në shtëpinë e tyre.

Ajo theksoi se gjatë orëve në vijim mund të kthehen banorët, por edhe të hyjnë ekipet e gazetarëve.

Ajo theksoi se për momentin po kryhet pastrimi i plotë i terrenit dhe mundësia e evitimit të ndonjë mjeti shpërthyes nga zona ku u zhvilluan luftimet.

Por Lagja ku ishin luftimet është pa rrymë elektrike dhe pa ujë.

Situata në vendet tjera ka filluar që të stabilizohet, ndërsa në këto rrugë ekipet e hetimit, dhe ato të OSBE-së ende po vazhdojnë ekspertizën dhe verifikimin e gjendjes në terren. Policia kërkoi banorët të lirojnë edhe pjesën në sheshin në të cilin zakonisht zhvillohet pazari, në mënyrë që të pastrohet e gjithë Lagja e Trimave në Kumanovë./Zhurnal/