Banorët e Hades protestojnë para Qeverisë, ultimatum për Haradinajn, paralajmërojnë dhunë (VIDEO)

Banorët e Hades protestuan edhe para Qeverisë.

Ata kërcënuan drejtpërdrejt kryeministrin Haradinaj dhe i bënë thirrje që të merret urgjentisht me kërkesat e tyre, raporton Tribuna Channel.

Ata gjatë protestës kërkuan që të merret një vendim i drejtë  për çështjen e tyre të zhvendosjes.

Kërkojmë nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe Qeveria e tij të na garantoj me një vendim ose marrëveshje me shkrim që fshati jonë të përfshihet në këtë proces. Ndryshe, ne do ti mbrojmë të drejtat tona legjitime, tokat, shtëpitë dhe pronat me përgjegjësi politike dhe ligjore”, ka thënë Grajçevci.

E banorja e këtij fshati Fatlinda Grajcevci tha se po shkelet të drejtat e banorëve, e më së shumti po e vuajnë fëmijët.

“Fëmija im në klasën e katërt e ndien veten si kafshë pranë të tjerëve. Pse? Në protestën e kaluar tha: “Mama, desha me fol”. Çka dashtë me thënë djali im? “Desha të them, që a po ju vjen marre, edhe unë jam njeri”. Përderisa ai e sheh veten që nuk është njeri sikur të tjerët, ku arrin ai nesër e pasnesër. Ka shumë aftësi që mundet me arrit ndoshta me qenë edhe në vendin e jua. Por, ai nuk po mundet, se nuk po ka ku me u zhvilluar.

E për të takuar protestuesit doli këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka i cili  u ka garantuar një takim  gjë me të cilën protestuesit u pajtuan.

“Unë s’kam çka me ju premtuar tjetër, sepse nuk jam ekspert I kësaj fushe, mirëpo takimin me kryeministrin keni me pasur shumë shpejt. Nuk vendoset pa u takuar me kryeministrin asgjë. Besoj se do t’i zgjedhim së bashku krejt problemet, sepse ju e keni të drejtën e juaj.Takimin me kryeministrin e bëjmë shumë shpejt”, tha ai.

Protestës ju bashkua dhe Forumi për Iniciativa Qytetare i cili ka mbështetur fuqishëm të drejtat e tyre.

Në këtë protestë kanë qenë të pranishëm rreth 50 banorë të fshatit Hade./GazetaTribuna