Bajrami: Mund të ketë tentativë tjetër për Specialen (VIDEO)

Deputetja e Kuvendit të Kosovësn nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, thotë se kjo parti nuk është pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Bajrami në “Fakt Plus” në Tribuna Channel, tha se një tentativë mund të ekzistojë ende për shfuqizimit të Speciales, sipas saj, pavarësisht zmbrapsjeve që ka pasur këto ditë.

“Kemi parë reagimin e ndërkombëtarëve, për LDK-në janë të pranueshme ato kritika. Kemi pranuar një Ligj të tillë dhe jemi kundër shfuqizimit sepse raportet me ndërkombëtarët për LDK-në janë tejet të rëndësishme”, tha Bajrami.

Për më shumë VIDEO: