Bajrami: Mësimdhënësit pagat me rritje i marrin të enjten

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, kanë mbajtur sot një konferencë lidhur me temën e 0.5 përqindëshit për mësimdhënësit.

Ministry Bajrami ka thënë se ka ndodhur një problem në kalkulimin e pagave, por që nesër do të rregullohet.

“I ftoj drejtorët e të gjitha shkollave që nesër të gjithë të jenë në shkolla. Është bërë një problem në kalkulimin e pagave por ai mënjëherë është rregulluar. Ju bëjë ftesë përfaqësuesve të sibtikatës qe të vazhdojnë partneritetin me ministrine e arsimit”, ka thënë ai.

Bajrami ka kërkuar që mësimdhënësit të mos paragjykojnë dhe t`i shikojnë listat e pagave në mënyrë që të mos dëmtohen nxënësit.

Zëvendësministri i financave, Agim Krasnqi, ka thënë se me sindikatat janë sqaruar që pagat do të dalin në fund të muajit prill.

“Ne i kemi sqaruar sindikatës që pagat e këtij muaji do të dalin në fund të prillit duke përfshirë masën me rritje. Në pagën bazë do të kalkulohet 0.5%. Të enjten do të procedohen pagat”, ka thënë ai