Bajqinovci dhe Konjufca: Dilni dhe matuni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashme, Glauk Konjufca, e kanë kaluar sot kohën duke ecur nëpër Bjeshkët e Popovës, mes Bajgorës dhe Llapit.

 

Ata patën një porosi për partitë tjera: “Dilni dhe matuni”, duke iu referuar kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosjes për zgjedhje të reja pas votimit të mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti.

Sot presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka kërkuar Vetëvendosjes emrin për mandatarin për ta formuar qeverinë e re.