Bahtiri dënon sulmin fizik në mes Molliqajt dhe Abazit

Pas sulmit fizik në mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit ka reaguar përmes një shkrimi kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që tashmë është pjesë e VV-së.

Ai ka dënuar këtë sulm derisa ka thënë se Veprime të tilla kriminale tregojnë se Molliqaj dhe shokët e tij e kanë dëmtuar me vite Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë veprime të dhunshme dhe të patolerueshme.

 

 

Ky është postimi i tij i plotë:

E dënoj ashpër sulmin fizik të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit.

Veprime të tilla kriminale tregojnë se Molliqaj dhe shokët e tij e kanë dëmtuar me vite Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë veprime të dhunshme dhe të patolerueshme.

Përkrahjen e gjithmbarshme popullore ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e pranojnë dezertorët e PSD-së.

Me veprime banditeske Molliqaj dhe shokët të tij, po mundohen t’i hyjnë në hatër gangsterëve të partisë që iu kanë bashkëngjitur.

Ka kaluar koha e frikës dhe dhunës, sepse askush nuk i frikësohet askujt, aq më pak banditëve të vegjël si Dardan Molliqaj, i cili krejt famën e ka të ndërtuar duke nxjerrë njerëz zhag nga veturat.

Veprimi i sontëm është i ligë dhe tinëzar, sepse herave të tjera nuk do ta ketë rastin ta përsërit të njëjtin!