Avokatja e Jasharit kërkon që klienti i saj të kthehet për trajtim në vendin ku jeton

Avokatja e Murat Jasharit, Femije Gashi-Bytyqi tha se edhe pse ekspertët kanë paraparë që Jashari të kthehet në vendin ku jeton, gjykata në kundërshtim me këtë vendim vendosi që i njëjti të trajtohet në Kosovë, në institutin e psikiatrisë.

“Gjykata aprovoj propozimin e Prokurorsisë Speciale që të jetë në institutin e psikiatrisëforenzike. Ky vendim bie në kundërshtim me ekspertët zviceranë dhe kosovarë, ata kanë thënë që Murat Jashari të kthehet në vendin ku jeton”, tha ajo.

Nikë Shala, avokati i Sabit Berishës tha se do të kërkojnë dëmshpërblim pasi klienti i tij është dëmtuar pasi prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale.

“Me plotë të drejtë prokurori ka heq dorë dhe nga sot klienti im është i lirë, do të parashtroj kërkesë për dëmshpërblim”, tha ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor të akuzuarit në rastin “Syrin e Popullit”, raporton Ekonomia Online.

Murata Jashari për 10 vjet do të qëndrojë në institucion shëndetësor në trajtim të detyrueshëm psikik.

Kurse Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vjet burg, por që në këtë dënim i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Përderisa Avni Llumnica, është dënuar me 12 vjet burgim, duke iu llogaritur edhe koha gjatë paraburgimit, si dhe i është konfiskuar vetura X6.

Llumnica pas marrjes së vendimit ka thirrur ‘tradhti’, më pas ka fyer trupin gjykues ,e ç’rast policia e ka nxjerrë jashtë.

Ragip Sallova u dënua me 4 vjet, Bajrush Konjusha 3 vjet, Halim Halimi 3 vjet, Rexhep Topllana 2 vjet dhe Behxhet Lluzha 2 vjet.