Avokati i 55-vjeçarit: Klienti im pranon të ketë kryer marrëdhënie me mbesën 18-vjeçare, por me dëshirën e saj

Vëllai i vajzës kërkon që dikush ta marr motrën e tij në mbikëqyrje, të dyshuarit i caktohen 30 ditë paraburgim

Rrugët e lagjes “Koloni” në Gjakovë janë të mbushura nga qytetar të komuniteti “Ashkalinjë”.

E njëri ndër ta, u bë i njohur gjatë ditës së enjte.

Bëhët fjalë për S. Morinën, emër i njohur për redaksinë.

55 vjeçar, po dyshohet se pa dëshirën e mbesës, kreu akt seksual me të për 3 net rresht, nga data 2 deri me 5 shkurt.

Mirëpo vëllai i vajzës 18 vjeçare, me inicialet A.M, mendon ndryshe.

Ai thotë se kjo nuk është hera e parë që motra e tij solli probleme në shtëpi, dhe ka vetëm një kërkesë për ata që e shohin.

Tashmë me këtë rast po merret Prokuroria Themelore në Prizren.

Zëdhënësja për informim, Yllka Shehu, konfirmoi se 55 vjeçari gjendët në mbajtje dhe ndaj të njejtit do të kërkohet caktimi i masës për paraburgim.

Ndërkohë gjatë ditës së premte u mbajt edhe seanca dëgjimore për këtë rast, e ku Gjykata Themelore në Gjakovë të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburigmit prej 30 ditësh.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i 55 vjeçarit, Nexhmedin Gashi, thotë se klienti i tij nuk e mohon veprën, por se ajo ka ndodhur me dëshirën e 18 vjeçares.

Ndryshe, A. M, 18 vjeçare, besohet që ka probleme mendore, pas një aksidenti që e kishe pësuar kohë më parë.

Ajo jeton me familjarët e saj në lagjen “Koloni” në Gjakovë, pasi që asnjë nga prindërit nuk i ka gjallë.