Autostrada “Arbër Xhaferi” 100 milionë € më shumë për punët shtesë (Video)

Autostrada  Prishtinë –Shkup mund të ketë kosto më të lartë se sa është paraparë. Këtë e ka thënë ministri i Financave Bedri Hamza në emisionin Euro Tribuna në Tribuna Channel.

Ndonëse shuma e paraparë për këtë autostradë është 600 milionë euro,ministri  Hamza ka thënë se kjo shifër do të kalojë edhe për 100 milionë më shumë, për shkak të punëve shtesë.

Hamza ka shtuar se çdo punë shtesë që është bërë ka kosto shtesë. Për këtë, sipas Hamzës, ministria e Financave nuk e din se cilat janë punët shtesë dhe thotë se nuk ka nevojë të nënshkruhet nga ministri i financave.

Sa i përket kundërshtimit për rritjen e pagave, ministri Hamza thotë se pagat e sektorit publik duhet të rregullohen me ligj që në të ardhmen mos të ndodhin gabime të tilla.

Shefi i buxhetit të shtetit, ka thënë se Kosova ka stabilitet makro fiskal dhe për këtë ai thotë se ka garancione për të financuar projektet që janë pjesë në buxhetin e Kosovës.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën në vazhdim: