Atomistët- lider të së ardhmes

54 atomistët  e zgjedhur në kuadër të ciklit të katërt të projektit “ATOMI”,  kanë zhvilluar takimin e parë njoftues dhe informues mes vete. Këta të rinj, u cilësuan si margaritarë, liderë të së ardhmes dhe ndryshues të mentalitetit dhe të të menduarit në shoqërinë tonë.

Jusuf Thaçi, menaxher në projektin Atomi, ka thënë se sipas të dhënave bazike sa i përket ciklit të katërt të atomistëve, kanë aplikuar përafërsisht 1000 nxënës nga të gjitha Komunat dhe shkollat e Kosovës.

Thaçi ka thënë se të gjitha testet që janë përdorur për seleksionimin  e atomistëve, janë teste që kanë norma dhe standarde britanike dhe amerikane. Kësisoj, rezultatet e atomistëve kosovarë do të jenë të krahasueshme me popullatën e këtyre të fundit.

Ndërsa, ministri Bajrami, i cili ishte i pranishëm, ka deklaruar se do t’i mbështesin talentët e rinj dhe zbulimin e tyre në moshë të hershme. Ai ka theksuar  se do të krijojnë fonde të veçanta për t’i stimuluar jo vetëm këta talent por edhe gjithë sistemin e edukimit.

Ministri Bajrami, iu tha atomistëve se aq sa ndihet krenar, është edhe i zhgënjyer me kushtet që ju ofrojnë shkollat, pasi është e qartë se fëmijëve me inteligjencë nuk u mjafton vetëm ajo që marrin nga shkollat, por  u nevojiten edhe kushte shtesë.

Mbikëqyrësi Profesional i Projektit ATOMI, Nait Vrenezi, ka theksuar se fëmijët e identifikuar nga Projekti ATOMI, janë një promilëshi i shoqërisë kosovare, që i bie 1 në 1000 bashkëmoshatarë të tyre

Disa nga fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme, janë shprehur të kënaqur që janë përzgjedhur, dhe shpresojnë se në të ardhmen do të arrijnë shumë

Prej të përzgjedhurve janë 53 shqiptarë dhe 1 i komunitetit egjiptas.