Askush nuk na kërkon ta njohim Kosovën dhe nuk kemi ndërmend

Kryeministri sllovak Peter Pelegrini tha në Parlament në Bratislavë përpara samitit të Bashkimit Evropian në Sofje se askush nuk i kërkon Sllovakisë të njohë shtetin e Kosovës.

Ai gjithashtu tha se Bratislava zyrtare nuk e ka ndërmend të ndryshojë asgjë në mënyrë që të njohë shpalljen e pavarësisë.

“Askush nuk na kërkon të njohim Kosovën. Sllovakia nuk e ka ndërmend që të ndryshojë asgjë lidhur me këtë. Nuk do të ishte sinjal i mirë nëse bisedimet e nesërme do të kalonin në një format tjetër dhe jo me 28 liderët”, tha Pelegrini me rastin e vendimit të kryeministrit spanjoll për të bojkotuar samitin dhe të mos ulet në Sofje në të njëjtën tryezë me përfaqësuesin e Kosovës, transmeton KosovaPress.