Artan Nimani zgjedhet rektor ne Universitetin e Gjakovës

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” sot ka zgjedhur rektor të ri, Artan Nimanin.

“Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës me dt. 12.07.2019 ka zgjedhur rektorin e ri, Prof.Ass.Dr. Artan Nimani. Rektori i ri zyrtarisht do ta pranojë detyrën me dt. 01.10.2019 nga Rektori Prof.Dr. Shaban Buza”.

Artan Nimani është gjithashtu edhe Anëtar në Këshillin Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai është në listë i renditur në numrin 14 në Këshillin Drejtues, ndërsa në fotografitë që ka postuar në “Facebook”, ai shihet edhe në Konventën e PDK-së të mbajtur javë më parë me figurat kyçe të partisë.