Arrestohet personi që sulmoi policinë në Mitrovicë

M. K., 26 vjeçar nga Mitrovica është arrestuar për veprën penale “sulm ndaj zyrtarëve policor’’, derisa ata ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur sot, përkatësisht rreth orës 00:05, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, gjatë kohës kur zyrtarët policor kishin intervenuar për të ndërprerë një kacafytje mes të dyshuarit dhe një personi tjetër.

I dyshuari duke mos përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë ka rezistuar dhe sulmuar fizikisht të dy zyrtarët policor duke iu shkaktuar atyre lëndime trupore, të cilët më pastaj kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës, ndërsa njëri nga zyrtarët policor është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.