Arrestohet një serb për kontrabandim me migrantë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një shtetas serb për kontrabandim me migrantë.

“Me kërkesë të Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, pas një pune hetimore, sot me datën 27.04.2015 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se që nga viti 2014 ka kontrabanduar njerëz nga regjioni i Mitrovicës në Serbi e më pas në vendet tjera. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.