Arrestohet një person për aksidentin e tmerrshëm në Janjevë

Në një aksident të ndodhur sot në udhëkryq të Janjevës, ishin të përfshira tri vetura, por njëra prej tyre kishte ik nga vendi i ngjarjes.

Vetura e tipit ‘Golf 4’ është larguar nga vendi i ngjarjes, ku kanë përfunduar tre persona të lënduar. E policia e Kosovës, ka arritur që ta arrestoj personin që me automjetin e lartëpërmendur është arratis nga vendi i ngjarjes.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Kemi arrit që ta arrestojmë një person lidhur me këtë rast në Vushtrri. Personi në fjalë, i lindur në vitin 1992, është duke u intervistuar në stacionin e Policisë në Mitrovicë”,tha ajo.