Arrestohet në Vërmicë personi i kërkuar nga policia për dy vepra penale

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në vendkalimin kufitar në Vërmicë. A.Q ishte në kërkim nga Policia e Kosovës në Pejë për veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “asgjësim apo dëmtim i pronës”

“I dyshuari së bashku me një të dyshuar tjetër (identiteti i të cilit është i njohur për policinë dhe është në kërkim për arrestim), më datën 16.11.2019 rreth orës 00:50 në një lokal në rr. ‘Aleksandër Moisiu’ në Pejë, kanë sulmuar tre persona të cilëve ju kanë shkaktuar lëndime trupore, me ҫ’rast viktimat janë dërguar në spitalin rajonal Pejë për tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës në Pejë përcjell Klan Kosova.

Hetuesit policorë po punojnë për të sqaruar gjitha rrethanat lidhur me rastin e sulmit të zyrtarëve të komunës së Pejës dhe kapjen e të dyshuarit tjetër, të cilët që nga momenti i kryerjes së veprës ishin ikur nga vendi i incidentit dhe gjendeshin në arrati.

Si pasojë e incidentit viktimës së katërt, i janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale në lokal ku ka ndodhur rasti.

Të gjitha veprimet hetimore janë duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit.

Ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.