Apostollova takon zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosjes

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti dhe nënkryetari, Dardan Sejdiu kanë takuar sot shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, njofton kumtesa.

Në këtë takim në zyrat e BE-së, u diskutua situata pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, vizita e delegacionit të Vetëvendosjes në Bruksel si dhe disa nga prioritet qeverisëse të kësaj partie.

“Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryeministër Albin Kurti dhe nënkryetari i Lëvizjes, Dardan Sejdiu kanë takuar sot shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Natalia Apostolova. Në këtë takim në zyrët e BE-së, u diskutua situata pas çertifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, vizita e delegacionit të VETËVENDOSJE!-s në Bruksel si dhe disa nga prioritet qeverisëse të Lëvizjes. Nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm mes të dyja palëve ishte pjesë e bisedës në këtë takim”, thuhet në njoftimin e VV-së, transmeton “Zeri.info”