Ansambli “Shota” në grevë, duan ngritje pagash (Video)

Po kërkojnë të paguhen më shumë për punën që e bëjnë.

E si pasojë e mos përmbushjes së kësaj kërkese,  ansambli i valleve “Shota” e ka nisur të mërkurën e 5 shtatorit një grevë e cila aktualisht po mbahet në vendin e tyre të punës.

Besnik Grajçevci nga Ansambli i valleve “Shota”, po thotë se kërkesa e tyre e vetme është rritja 50% e pagave, kërkesë e cila sipas Grajçevcit është bërë për arsye sociale.

Ai shton janë të gatshëm ti kthehen punës, por vetëm pas realizimit të kërkesës së tyre për rritje pagash.

Ndërsa Burim Fazliu, po thotë se me pagën e tyre aktuale që e marrin, është e zorshme t’ia dalin.

Ai shtoi se tashmë e 20 vjet, ansambli i valleve “Shota”  dhe komuniteti artistik, kanë qenë të anashkaluar.

E për Nazmi Demajn, kjo është greva e dytë gjatë tërë karrierës së tij.

Demaj thotë, se ata  prej 7 Janarit të 2018-ës, po punojnë rreth çështjes së ngritjes së pagave dhe se kanë pasur takim edhe me Ministrin e Kulturës, Kujtim Gashin, e që ky i fundit ishte zotuar se kjo kërkesë do të aprovohej.

Sipas tyre, ata do të vazhdojnë me grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre, të cilat janë rritje e pagës për 50%, për performuesit dhe punëtorët tekniko artistike në institucionet kulturore publike.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: