Anketa e Tribunës: Qytetarët nuk i besojnë idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve (Dokument)

Para disa kohe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, doli me idenë e tij për “Korrigjim të kufijve” me Serbinë.

Kjo ide jo vetëm që nuk e gjeti mbështetjen e ndërkombëtarëve, por kjo ide poashtu u kundërshtua edhe në Kosovë.

Në anketën e Gazetatribuna.com, me pyetjen: A i besoni idesë së presidentit Thaçi për “korrigjim të kufijve”, u përgjigjën 210 respodentë.

Nga këta 210 të anketuar 155 nga ta apo 74% votuan kundër kësaj ideje, e vetëm 55 të anketuar apo 26% e tyre e mbështetën idenë e presidentit.

Në bazë të anketës tonë po del që presidenti i Kosovës nuk ka legjitimitet popullor për të shtyer para këtë ide.