Anketa e Gazetës Tribuna: Qytetarët kundër grevës së mësimdhënësve(Dokument)

Qeveria u pat premtuar mësimdhënësve se do t’ua rrit pagat, por kjo nuk ka ndodhur. Prandaj qe disa ditë mësimdhënësit në Kosovë janë grevë.  Ata po kërkojnë rritje të koeficientit të pagave.

Pas fillimit të kësaj greve Gazeta Tribuna ka bërë anketë në portal për të parë se sa e përkrahin qytetarët e Kosovës këtë grevë të mësimdhënësve.

Në pyetjen: A e përkrahni grevën e mësimdhënësve, kanë votuar 110 respodentë, ku 66% apo 73 të anketuar nuk e përkrahin grevën, ndërsa 34% e tyre apo 37 të anketuar e përkrahin grevën.

Në bazë të anketës sonë shihet se greva e mësimdhënësve nuk ka legjitimitet nga qytetarët.

Kujtojmë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar se greva do të zgjasë deri kur tu përmbushen kërkesat.