Anketa e Gazeta Tribunës: Qytetarët kundër heqjes së taksës (Dokument)

Taksa ndaj mallrave serbe është bërë tema kryesore dhe më e rëndësishme në vend. Madje kjo temë ka luhatur edhe raportet e Kosovës me SHBA-në, por edhe të koalicionit qeveritar.

Presioni i SHBA-së tashmë është rritur dhe për këtë qëllim të enjten u mbajtën disa takime, ndër to edhe takimi Kosnett me liderët shtetërorë.

E duke e parë si “temë të nxehtë” Gazetatribuna ka realizuar një anketë “online” me pyetjen: Pas presionit të SHBA-së a duhet hequr taksa ndaj Serbisë.

Kësaj pyetje iu përgjigjen 226 lexues, ku 142 respodentë apo 63 për qind e votuesve të përgjithshëm i thanë JO heqjes së taksës.

Ndërsa 84 votues apo 37 për qind e respodentëve janë pro heqjes së taksës pas presionit të SHBA-së.