Anëtari i kryesisë së LDK’së: Nuk i pranojmë kushtet e vendosura njëanshëm nga VV

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi ka shkruar se fakti që LDK ka vendosur vija të kuqe për partitë tjera, nuk duhet të keqpërdoret nga Vetëvendosje.

Dushi shkruar në Facebook se kjo megjithatë nuk do të thotë se LDK-ja do të hyjë në një koalicion tjetër pa kushte, apo me kushte të diktuara njëanshëm.

“Fakti që LDK i ka vendosur vija të kuqe çdo lloj partneriteti me partitë tjera, nuk duhet të keqpërdoret, sepse, nuk do të thotë që LDK do të hyjë në një koalicion tjetër pa kushte, apo më kushte të diktuara njëanshëm!”, ka shkruar ai.

Ky reagim vjen në kohën kur të dy partitë janë duke diskutuar për mundësinë e nënshkrimit të koalicionit, por, që deri më tani nuk kanë arritur që të dakordohen për ndarje të pozitave.