Ambasadorit holandez i ndahet çmimi “Doctor Honoris Causa” (FOTO)

Bartësi Privat i Arsimit të Lartë, AAB, i ka ndarë titullin “Doctor Honoris Causa” për merita të veçanta në diplomacinë proaktive në Ballkan, ambasadorit të Mbretërisë së Holandës, Robert Bosch.

Me këtë rast ambasadori Bosch tha se është nderë për të ta marrë çmimin.

“Do të mundohemi në sjelljen e investimeve nga Holanda. Angazhimi do të vazhdojë për të bërë punën në mënyrën më të mirë”, tha Bosch.

Ndërkaq, rektori i AAB-së, Lulzim Tafa, falënderoi ambasadorin për modelin e intelektualit dhe diplomatit.

AAB me titullin “Doctor Honoris Causa” deri më tani ka nderuar edhe presidentin e Kroacisë dhe atë të Republikës së Hondurasit.

Në ceremoni kanë marrë përfaqësues të lartë të jetës politike e intelektuale nga vendi, rajoni dhe bota./Gazeta Tribuna/

11721255_10152529008552168_1010261594_n 11692855_10152529007742168_1811897057_n 11717101_10152529007632168_2054213996_n 11720047_10152529008207168_371033479_n