Ambasadori i SHBA-ve injoron tërësisht takimin e Kurtit dhe Mustafës, nuk përzihet në negociata

Kanë kaluar më shumë se një orë që nga nisja e takimit mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa për arritjen e koalicionit qeverisës.

Në këtë takim po merr pjesë edhe një palë e tretë, ku me ftesën e të dy partive, në zyrën ku po mbahet takimi kanë arritur edhe ambasadorët e Italisë, Gjermanisë, Britanisë si dhe zëvendësambasadori i Francës.

Ambasadorët e QUINT-it dhe Apostolova i përgjigjen ftesës, hyjnë në takimin Kurti-Mustafa

Bashkë me ambasadorët e QUINT-it, në takim ka hyrë edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Mirëpo, ajo që bjen në sy është mungesa e ambasadorit të vendit kryesor mik të Kosovës, SHBA-ve.

Ambasadori Philip Kosnett nuk është parë fare afër hapësirave të Kuvendit, teksa nuk pritet që të marrë pjesë në takimin për të cilin ishte ftuar edhe ai.

Ky veprim i Kosnett vjen vetëm pak ditë pas deklaratave në Prishtinë, të të dërguarit të posaçëm të presidentit Trump, Richard Grenell se SHBA-të nuk do të përzihen në çështjen e arritjes së koalicionit.

Njeriu i Trumpit edhe pas takimit me LDK-në thotë se nuk përzihet në formimin e qeverisë

Së këndejmi, nuk dihet arsyeja e saktë e refuzimit të pjesëmarrjes në takim nga ana e Kosnett, marrë parasysh faktin se kolegët e tij nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Britanisë dhe Italisë po marrin pjesë në takim.

Para se të niseshin në vendin ku po mbahet takimi, ambasadorët e QUINT-it fillimisht janë takuar në zyrën e shefes së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.