Ambasadori i Gjermanisë takoi drejtorin e RTK-së, Ngadhnjim Kastratin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Kristian Held gjatë ditës së sotme ka qëndruar në RTK në një vizitë zyrtare, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Ngadhnjim Kastrati.

Ambasadori u njoftua nga afër për zhvillimet në RTK, procesin e punës dhe kushtet më të cilat punojnë stafi i RTK-së.

Ambasadori u shpreh i impresionuar me improvizimin që ju është bërë garazheve të RTK-së duke i shndërruar ato në studio televizive për shkak të mungesës së objektit të duhur për një transmetues publik. Z. Heldt po ashtu u shpreh i kënaqur me funksionimin e kanalit të dytë të RTK-së, ku afro 100 serb nga të gjitha pjesët e Kosovës janë integruar dhe punojnë në Prishtinë në RTK.

Përfaqësuesi diplomatik gjerman u interesua edhe për përpjekjet e RTK-së, për anëtarësim në EBU.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, i shpjegoi se një pengesë të madhe në këtë drejtim po e bënë Serbia me lobimin e saj kundër anëtarësimit të RTK-së në EBU.