Aliu: Vetëvendosje duhet ta sheh vetën ku është (Video)

Njëri prej themeluesve të VV-së, Fatos Aliu thotë se besimi në Lëvizjen e Albin Kurtit ka humbur edhe më shumë kur nga kjo parti ishte larguar ish-Ambasadori OSBE-së, William Walker.

Walker njihet si njeriu që kishte dhënë lajmin për masakrën e Reçakut dhe pasluftës kishte përkrahur Albin Kurtin e më vonë edhe Vetëvendosjen.

Mirëpo, Fatos Aliu tregon se miqësia mes Vetëvendosjes dhe Ambasadorit Walker ka përfunduar.
“Kur edhe Wiliam Walker është larguar nga Vetëvendosje, atëherë duhet me e pa vetë ku jemi”, ka thënë Aliu, në një intervistë për Gazetën Express.

Aliu, po ashtu thotë se Partia e Albin Kurtit po i largon aktivistët të cilët kanë dhënë kontribut të madh dhe Vetëvendosje është dashur ti parandaloj këto probleme e jo të kontribuojë në to. Sipas tij, kjo lëvizje po e vret shpresën që të ndryshohen gjërat.

“Kur shkelet njerëzorja e veprimtarëve të devotshme të lëvizjes dhe kur nuk afrohen njerëzit që kanë kapacitete me rimëkëmb lëvizjen, por kur ata largohen ose izolohen atëherë kjo është shumë e rrezikshme, jo vetëm për lëvizjen për edhe për demokracinë e vendit”, ka thënë Aliu.