“Albini i vogël” deklarohet për situatën në veri, i del në mbrojtje qeverisë

Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca, apo siç njihet ndryshe në opinion, “Albini i Vogël”, ka reaguar për situatën e fundit të krijuar në veri.

Ai i ka dalë në mbrojtje liderit të partisë së tij, Albin Kurtit, ani pse në veri është bërë karantinimi i komunave me urdhër të Serbisë, e jo të qeverisë së udhëehequr nga shefi i partisë së tij.

“Ta akuzosh qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje për gjendjen në veri, nuk është opozitë, është pafytyrësi”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Mitrovica që prej përfundimit të luftërave të viteve të 90-ta, është e vërteta e të gjithë rajonit tonë.