Albin Kurti takohet me ambasadorin zviceran në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin zviceran, Jean-Hubert Lebet.

 

Sipas komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje, ambasadori zviceran, e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për fushatën e tij.

Në fund të takimit, thuhet se të dy janë dakorduar që të ketë kontakte dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen.