Akuza të rënda ndërmjet Vetëvendosjes dhe PDK & LDK-së

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, është duke u zhvilluar një debat i nxhetë, ku nuk kanë muguar edhe akuzat ndërmjet Vetëvendosjes në njërën anë si e vetmuar dhe PDK e LDK-së në anën tjetër të bashkuara, shkruan Gazeta Tribuna.

Kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se në Kuvendin Komunal është një situatë ku çështjet që janë me më rëndësi për qytetarët po vazhdojnë të bllokohen.

Ai shtoi se nuk po lejohet legalizimi në mënyrë që të ndalohen uzurpimet dhe sipas tij po lejohet zhvillimi i Komunës.

Ahmeti theksoi se tash për tash Kuvendi Komunal nuk është funksional.

Në anën tjetër, Lirak Çelaj nga PDK, tha nuk janë bllokues të projekteve, por se qëllimi i kryetarit të Prishtinës sipas tij është që ta qoj Kuvendin Komunal në zgjedhje.

Çelaj theksoi se më lehtë është që të tërhiqet një person siç është Liburn Aliu sesa të ndërrohen të gjithë.

Qendron Kastrati nga LVV tha se PDK po vazhdon ti kundërshtoj planet urbanistike sepse Lirak Qelaj është duke mbrojtur një koleg të tij i cili ka uzurpuar një pronë prej 8 hektarësh.

Ai shtoi se Kuvendi Komunal nuk ka më vlerë.

Kurse, Flamur Shala nga LDK deklaroi  se kjo që po ndodh nga LVV është në kundërshtim me demokracinë.

Prishtina sipas tij nuk mund të udhëhiqet nga zyra e Vetëvendosjes .

Ai tha se ka bllokad mes ekzekutivit dhe Kuvendit krejt nga kryetari i Komunës./Gazeta Tribuna/