Aktivisti i VV-së kërcënon hapur: Nëse është nevoja deri në plumb do të shkoj për ty Albin Kurti

Një aktivist i Vetëvendosjes nga Gjilani ka kërcënuar publikisht dje se nëse është nevoja edhe me plumba e mbron Albin Kurtin.

 

Armend Rexhepi, që duhet të ketë qenë edhe kandidat për asamble komunale në Gjilan, e ka bërë dje një postim me këtë kërcenim, por për çudi askush nuk i ka reaguar për gjuhën dhe kërcënimin.

“Lufta nuk ka mbaruar, ajo veq sa ka filluar, tani ke edhe më shumë ushtarë pran teje.
Unë personalisht BETOHEM, qoftë nevoja deri në plumb do të shkoj për ty Albin Kurti”, ka shkruar ai teksa e ka shoqëruar edhe me dy foto bashkë me Kryeministrin në largim.

Aktivistët e VV-së tashmë kanë nisur një fushatë të madhe kundër LDK-së dhe tyre që po kundërshtojnë VV-në. Që prej disa ditëve ata po sulmojnë me komente e veprime të tjera postimet e zyrtarëve të LDK-së dhe të tjerëve.