Aksion i madh policor në Mitrovicë dhe Vushtrri, bastisen lokale të lojërave të fatit

Një aksion policor është aktualisht në operacion e sipër në Komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Këtë e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i PK –së.

Ai ka thënë se në këtë aksion janë duke u bastisur disa lokale të qytetit ku dyshohet se po ushtrohen

vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit.

“Policia e Kosoves në vazhdimësi ka punuar dhe po punon me perkushtim ne parandalimin dhe luftimin e dukurive negative ne vend, veprave të ndryshme penale, perfshire edhe lojrat e fatit. Ju konfirmoj se ne kete fazë eshte duke u implementuar nje plan operativ në disa lokacione ne Vushtrri, ndersa detaje tjera tani për tani nuk mund te behen te ditura deri ne implementimin e plotë të këtij plani policor”, ka thënë ai.