Aksident trafiku në Gjakovë, humb jetën motoçiklisti

Pas një aksidenti trafiku në që ka ndodhur të enjten në rrugën “Vaso Pasha-Dardani” në Gjakovë, një person ka humbur jetë nga lëndimet e marra.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture civile me një motoçikletë, me ngasës dy meshkuj K/Shqiptar. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar.  Trupi i pajetë me vendim të prokurorit i është liruar familjarëve për ceremoni mortore ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Tribuna/