Aksident në Zabel, përplasen dy vetura (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 08:30, në rrugën Komoran-Drenas, pikërisht në fshatin Zabel i Ulët.

Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident duke bllokuar rrugën derisa aty ka arritur policia, raporton Gazeta Tribuna. Nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes mësohet se aksidenti është pa pasoja në njerës vetëm me dëme të konsiderueshme materiale.

Njësiti I trafikut është duke u marrë me hetimin e aksidentit ndërsa rruga rreth orëd 09:00 është bërë e kalueshme për automjete./Gazeta Tribuna/