Aksident në Pejë, vetura përfundon në një lokal, tre të lënduar

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues. 

Sot rreth orës 17:00 në hyrje të Podujevës një këmbësor u godit për vdekje nga një veturë, derisa një aksident tjetër si pasojë e pakujdesisë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës.

Ngasësi i veturës ka humbur drejtimin nga shpejtësia dhe ka përfunduar në një lokal. Dyshohet se tre persona kanë mbetur të lënduar.