Aksident në Llapushnik, tre të lënduar

Tre veta janë lënduar lehtë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Llapushnik të Drenasit.

 

 

Vetura e tipit “Golf 4” ka goditur veturën e tipit “Audi 80”, duke lënë të lënduar tre persona.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe autoambulanca.

 

Rruga për disa minuta ka qenë e bllokuar ndërsa pas shikimit të vendit të ngjarjes nga policia, ajo është liruar për qarkullimin e automjeteve.

 

Të lënduarit kanë pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa me hetimin e rastit është duke u marrë njësia e trafikut rrugor. /Gazeta Tribuna/