Aksident në Bardhosh, ka të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Në aksident janë të përfshira dy automjete ndërsa në vendin e ngjarjes ka dal ambulanca dhe Policia.

Dëshmitarët kanë thënë se në këtë aksident ka të lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK.