Aksident me fatalitet në Podujevë, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Podujevë, ku si pasojë ka humbur jetën vozitësi i automjetit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë, ku ishin të përfshira dy automjete. Vdekjen e vozitësit e ka konstatua mjeku kujdestar  në qendrën e mjekësie familjare Podujevë.

Me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.