Aksident afër QMI-së, bllokohet rruga Prishtinë-Ferizaj (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër ndërtesës së QMI-së.

Një veturë civile me targa të Ohrit të Maqedonisë ka dalë jashtë magjistrales duke bllokuar për një kohë qarkullimin e automjeteve, raporton Gazeta Tribuna.

Policia rrugore i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar në këtë aksident./Gazeta Tribuna/