Ahmeti s’e rrëzon Haradinajn: S’ia ngrehi tepihun poshtë këmbëve me Srpska-n e Beogradit

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti ka dhënë qëndrimin final se nuk do të jetë pjesë e rrëzimit të qeverisë “Haradinaj” në bashkëpunim me Listësn Srpska.

Ai deklaroi se s’ka kurrfarë benifiti që ta rrëzojë ekzekutivin.

“Me i pas votat sot e kishim thirr seancën. Unë flas për votat e PSD-së. Kryeministri dje e ka thënë se roli jem është me mbrojt Kosovën, e unë kam interes me mbrojt Prishtinë. Andaj, s’kam kurrfarë benifiti mu prish me kryeministrin.

Me Listën Srpska s’jam i interesuar ta rrëzoj Qeverinë. Në kohën kur e kemi taksën dhe momentin në të cilin po kalon Kosova. Me ja ngre tepihun nër këmbë me dikën që merr urdhra nga Beogradi nuk pranoj assesi”, është shprehur ai.